Ballina Aktualitet

Ish-kryeprokurori Llalla nën akuzën e SPAK

TIRANË, 4 mars/ATSH-Arbi Fortuzi/-Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,( SPAK) i ka komunikuar akuzën për mos deklarim të një shume të hollave në kufi, ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Hetimet ndaj Adriatik Llallës u nisën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por tashmë ato po ndiqen nga SPAK për shkak të funksionit që Llalla ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm.

Sipas burimeve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare pranë SPAK, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet se nuk ka deklaruar një sasi të caktuara parash në kufi, më konkretisht në Gjermani. Shumën e parave të padeklaruara, sipas hetimit, Llalla i ka përdorur për shkollimin e vajzës në Gjermani. Vetë ish-kryeprokurori, ka deklaruar se këto para i kishte marrë hua nga një mik.

Sipas burimeve, mësohet se lidhur me këtë hetim ka ardhur një përgjigje dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e shpalli non grata Adriatik Llallën.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTENESI – Viktima dhe të humbur pas kalimit të një tornadoje
Artikulli tjetërQeveria po mbështet disa nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve me pajisjen e matësave të ujit