Ballina Ekonomi

Bien kostot e ndërtimit për banesat

TIRANË, 4 mars/ATSH/Kosto e ndërtimit për banesat shënoi rënie gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e katërt 2019 arriti 104,1, duke shënuar ulje me 0.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Indeksi i kushtimit në ndërtim për banesat mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, kostos së punës, makinerisë, transportit, energjisë dhe kostove të tjera që përdoren në ndërtimin e një banese tipike (8-10 kate).

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të 2019-s, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, sipas INSTAT-it çmimi i materialeve ra me 0.9%.

Ndërsa rritje kanë shënuar shpenzimet për makineri me 0.8%, shpenzimet për paga me 0.5%, si dhe  pasuar nga grupi “shpenzime transporti” me 0.3 %.

Por krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi i kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 0.4%.

Grupi “shpenzime transporti” shënoi rritje me 1.6%, “shpenzime makinerie” 0.9%, “shpenzime për paga” 0.4% dhe “kosto të tjera” me 0.1%./a.gjonaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmnistia fiskale/ Denaj: Fillojmë një vit zero që lë pas informalitetin 30-vjeçar
Artikulli tjetërRindërtimi model suksesi/ Shtëpitë e reja individuale gati deri në fund të vitit