Ballina Bota

TURQI – Shkalla e inflacionit arrin në 12,37%

ANKARA, 3 mars /ATSH-AA/ – Shkalla e inflacionit e regjistruar në muajin shkurt në Turqi ishte 12,37%, njoftoi sot Instituti turk i Statistikave (TurkStat).

Sipas TurkStat, shifrat e muajit të kaluar u rritën me 0,22 pikë përqindje nga 12,15% në janar.

Pijet alkoolike dhe duhani patën rritjen më të lartë të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rritja më e ulët vjetore ishte në komunikim.

Në baza mujore, muajin e kaluar indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0,35%.

TurkStat është agjencia qeveritare për përpilimin e shifrave zyrtare në lidhje me popullsinë, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën e vendit. Ajo u themelua në vitin 1926. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Botërore e Dëgjimit/ Rreth 50% e rasteve me humbje tё dёgjimit mund tё parandalohen
Artikulli tjetërLiga e Kombeve/ Shqipëria në grup me Kazakistanin, Lituaninë dhe Bjellorusinë