MOSKË, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku krerët kanë diskutuar situatën në Idlib, deklaroi zyra e shtypit të Kremlinit.
“Palët diskutuan në detaje çështjet e procesit të paqes siriane, duke marrë parasysh përkeqësimin e tanishëm të situatës në zonën e përshkallëzimit në Idlib”, thuhet në deklaratë.
Në këtë kontekst, ata shprehën shpresën se samiti tjetër ruso-turk i datës 5 mars do të jepte frytet e pritshme, në të cilat shpresohet të arrihet një vendim pozitiv.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, kishin diskutuar disa ditë më parë përshkallëzimin e situatës në Idlid.
“Rusia kishte shprehur keqardhje për vdekjen e ushtarakëve turq dhe është e përgatitur të punojë për sigurimin e trupave të tjerë në rajon”, theksoi pas këtij incidenti ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov./ /os/ a.jor.













