Ballina Flash

FUTBOLL – Pjesëmarrje e pakonfirmuar e Ronaldos në gjysmëfinale

ROMË, 3 mars /ATSH-DPA/ – Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është në pritje të disponueshmërisë së Kristiano Ronaldos për pjesëmarrjen në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi udhëtoi për të vizituar nënën e tij, e cila gjendet në spital.

“Kristiano po kalon një problem personal. Disponueshmëria e tij nesër varet nga kjo”, shkruajti Sarri në Twitter.

Transmetuesi televiziv i Portugalisë “Tvi24”, raportoi se Ronaldo udhëtoi në Madeira.

“Ishte e qartë se mungesa e Kristianos mund të ndryshonte taktikat tona. Askush në botë nuk mund ta zëvendësojë atë”, theksoi Sarri. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërtimi i shtëpive pranë njëra-tjetrës, banorët fitojnë një pronë më shumë
Artikulli tjetërKulluri: Meta drejt krijimit të një lëvizjeje politike