Ballina Bota

AUSTRI – IAEA: Irani ka rritur sasinë e rezervave të uraniumit

VJENË, 3 mars /ATSH-DPA/ – Irani ka rritur sasinë e rezervave të uraniumit shumë më lart se kufiri i vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë e mëdha dhe po i mohon akses inspektorëve bërthamorë në dy vende të dyshuara, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

“Rezervat e pasura me uranium në Iran kanë arritur në 1 020 9 kilogramë, pesë herë më shumë se sasia e lejuar nga pakti”, theksoi agjencia bërthamore në një raport tremujor.

Megjithëse kufiri prej 1 ton është tejkaluar, kjo sasi është vetëm një e dhjeta e aksioneve që zotëronte Teherani para se të hynte në fuqi e ashtuquajtura marrëveshja e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit.

Marrëveshja u përpoq të frenonte pasurimin e Teheranit me uranium, sepse ky proces mund të përdoret për pastrimin e materialeve, që më pas mund të përdoren në armët bërthamore. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – G7, gati të ndërmarrë veprime kundër ndikimit ekonomik të COVID-19
Artikulli tjetërAsnjë i prekur me koronavirus në Kosovë, 6 raste të dyshuara rezultuan negativë