Ballina Bota

ATHINË – BE i premton Greqisë të gjithë ndihmën e nevojshme për migrantët

ATHINË, 3 mars /ATSH-AFP/ – Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen u pozicionua të martën krah Greqisë dhe i premtoi Athinës të gjithë ndihmën e nevojshme për të përballuar fluksin e mijëra migrantëve nga Turqia fqinje.

“Ata që kërkojnë të testojnë unitetin e Europës do të zhgënjehen”, tha Ursula von der Leyen në pikën kufitare të Kastanitës, në verilindje të vendit, në krah të kryeministrit grek, të cilit i premtoi 700 milionë euro, nga të cilat gjysma do t’i jepej menjëherë./ /artjola/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma zgjedhore/ Gjylameti: Forcim i masave për transparencën e financimeve
Artikulli tjetër“Gjërat e vogla në dukje, gëzojnë rëndësi të veçantë”/Greg Rama krijon instalacionin nga…”Asgjëja”