Ballina Bota

SEUL – Pheniani lëshon sërish raketa

SEUL, 2 mars /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap.

”Nëpërmjet këtyre lëshimeve Pheniani pretendon të ketë një armë të re strategjike në fillim të vitit”, deklaroi agjencia.

Shqetësimet për Korenë e Veriut u intensifikuan në fund të vitit 2019 pasi Pheniani vendosi një afat për SHBA për heqjen e sanksioneve me kërcënimin se, nëse kërkesat e tyre nuk do të përmbusheshin, atëherë ata do të vazhdonin me lëshimin e raketave.

Sipas Yonhap, ky është testi i parë i madh i armëve i Koresë së Veriut për vitin 2020, megjithëse raketat e lëshuara vitin e kaluar ishin 13, edhe pse palët ishin në bisedime për denuklearizimin e vendit./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron: Solidaritet të plotë me Greqinë dhe Bullgarinë për migrantët
Artikulli tjetërMeta: Mirësevjen Beselidhje e re me Pranverën Kuqezi