Ballina Bota

ITALI – GdF kontrollon ”Amazon” dhe ”eBay” për spekulime në shitjen e maskave

MILANO, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Guardia di Finanza (GdF) e qytetit të Milanos kreu kontrolle në zyrat e  kompanive ‘’Amazon’’ dhe ‘’eBay’’ si pjesë e hetimit për manovrat spekulative të shitjeve me çmime të çmendura të maskave, xhelit dezinfektues dhe produkteve të tjera shëndetësore në këto ditë urgjence.

“Ne po ofrojmë bashkëpunim maksimal për autoritetet kompetente’’, është komenti i ‘’Amazon’’ dhe ‘’eBay’’.

“Partnerët e shitjeve vendosin çmimet e produkteve të tyre në dyqanin tonë dhe ne kemi rregulla për t’i ndihmuar ata të përcaktojnë këto çmime në një mënyrë konkurruese. Ne monitorojmë në mënyrë aktive dyqanin tonë dhe heqim ofertat që shkelin rregullat tona”, deklaruan kompanitë.

“Amazon’’ dhe ‘’eBay’’ konfirmuan se po punojnë me agjencitë e zbatimit të ligjit në përputhje me të gjitha rregulloret në fuqi./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama citon Perikliun: Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha
Artikulli tjetërGrenell: Tarifat të hiqen plotësisht, Kurti po bën gabim serioz