BEIRUT, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Libani filloi sot eksplorimet e para për naftë dhe gaz në det, veprim ky i përshkruar si historik nga presidenti i vendit, Michel Aoun.
Puna në bordin e anijes “Tungsten Explorer”, që po eksploron për hidrokarbure në det, filloi në një zonë të quajtur Blloku 4. Anija mbërriti të martën në Liban.
Aoun inaguroi nisjen e ekspeditës në bordin e anijes.
“Sot është një ditë e lumtur për ne dhe të gjithë libanezët. Shpresojmë që kjo ëndërr, për të cilën kemi punuar shumë, do të përmbushet. Sot është një ditë historike dhe fillimi i çdo projekti madhështor është një fillim historik ”, deklaroi Aoun. / /sara/












