ANKARA, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Turqia dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje mbi përcaktimin e masave për përforcimin e ndërsjellë të besimit, deklaroi Ministria turke e Mbrojtjes, në fund të një jave bisedimesh dypalëshe në Athinë.
“Të dyja palët shkëmbyen mendime në lidhje me përmirësimin e bashkëpunimit në aktivitetet detare dhe ajrore si dhe në forcimin e sigurisë”, shtoi Ministria turke e Mbrojtjes duke specifikuar se “bisedimet do të vazhdojnë në Ankara”.
Marrëveshja vjen në një kohë mes tensionesh të ngritura midis dy fqinjëve, në mënyrë të veçantë me sovranitetin detar në Egje’ dhe kërkimet e diskutueshme të hidrokarbureve turke në Mesdheu Lindor jashtë bregdetit të Qipros./ /os/ a.jor.























