BERLIN, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nisi sot një vizitë pesëditore në Afrikë.
Së pari, ai do të vizitojë në Kenian dhe të enjten do të vazhdojë vizitën për në Sudan.
Në Kenia, Steinmeier dëshiron t’i japë një nxitje të re marrëdhënieve tradicionale dypalëshe. Në Sudan, dëshiron të dërgojë sinjal mbështetjeje lidhur me procesin e demokratizimit të vendit.
Kjo është vizita e tretë e presidentit në Afrikë gjatë mandatit të tij trevjeçar.
Vitin e kaluar ai vizitoi Etiopinë. / /sara/























