Ballina Bota

SHBA – Trump kritikon dhënien e Oscar-it filmit koreano-jugor

KOLORADO, 21 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi dje dhënien e çmimit Oscar një filmi koreano-jugor, me titull “Parasite”.

Në një tubim elektoral për rizgjedhjen e tij, në Colorado Springs, Trump pyeti turmën “A e dini sa e keqe ka qenë këtë vit ceremonia e Çmimeve Oscar?”.

“Ne kemi mjaftueshëm problem me Korenë e Jugut, në lidhje me tregtinë dhe, përpos kësaj, ata shkojnë dhe i japin edhe çmimin e filmit më të mirë të vitit?”, u shpreh presidenti.

Transmetuesi amerikan i filmit, Neon, replikoi në Twitter ndaj komenteve të Trump-it, duke cilësuar se skepticizmi i Donald Trump ndaj një filmi me titra është i kuptueshëm, sepse ai nuk di të lexojë.

Trump, presidenca e të cilit është ndërtuar mbi sloganin “Amerika e para” e vazhdoi fjalimin duke këmbëngulur në parapëlqimin e tij për klasikët e mëdhenj të epokës së artë të Hollivudit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakItalia do të qëndrojë gjithnjë në krah të Shqipërisë, ndihmë në Rimëkëmbjen pas tërmetit
Artikulli tjetërInvestim i ri në infrastrukturën e ujësjellësit të Poliçanit, përfitojnë 11 mijë banorë