Ballina Bota

VATIKAN – Tolentino: Arkivat e LIIB kërkojnë kohë të gjatë studimi

VATIKAN, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Hapja e arkivave të epokës së Luftës së Dytë Botërore nuk do të japë përgjigje të shpejtë mbi papatin e Papa Piut XII, paralajmëruan sot zyrtarët e Vatikanit.

Arkivat që mbulojnë papatin e viteve 1939-58 do të hapen për shqyrtim akademik nga 2 marsi, siç vendosi Papa Françesku vitin e kaluar.

Papa Piu XII është një figurë tepër e diskutueshme sepse është akuzuar për indiferencë ndaj Holokaustit dhe se nuk ka folur kundër diktatorit nazist, Adolf Hitler.

Procesi i studimit të arkivave do të jetë i gjatë dhe kompleks në mënyrë të pashmangshme”, deklaroi kardinali Jose Tolentino Calaca de Mendonca, arkivist dhe bibliotekar i kishës së Shenjtë Romake. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Netanyahu: Mijëra shtëpi do të ndërtohen në Jeruzalem
Artikulli tjetërMbylli dosjen e privatizimit të CEZ/ Eksperti ligjor i OSHEE kallëzon në SPAK gjyqtarin e çështjes