Ballina Bota

FOKUS – Wang: Ulje e ndjeshme e të prekurve nga koronavirusi

VIENTIANE, 20 shkurt /ATSH-AFP/- Përpjekjet e Kinës për të menaxhuar epideminë vrastare, e lidhur me koronavirusin e ri, funksionojnë, tha kryediplomati kinez, Wang Yi, i cili ia atribuoi uljen e rasteve të reja të infektimit veprimtarisë energjike të vendit të tij kundër sëmundjes.

Në një fjalim të mbajtur në Vientiane për koronavirusin, pas takimit me homologët e tij të dhjetë vendeve anëtare të ASEAN-it, ministri kinez deklaroi se epidemia është e kontrollueshme dhe e kurueshme, pavarësisht shqetësimit që ka shkaktuar në mbarë botën.

“Kina nuk mbron vetëm popullsinë e saj, por edhe pjesën tjetër të botës”, tha Yi.

Kina njoftoi sot për një rënie dramatike të rasteve të reja të infektimit, më e ulëta pas gati një muaji, me një rritje neto prej 394 rastesh, vetëm 25 % e shifrës së njoftuar një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit e ka kaluar numrin 74 500 në Kinën kontinentale, ku epidemia ka shkaktuar 2 118 viktima.

Jashtë Kinës kontinentale, në vendet e territoret e tjera, COVID-19 ka shkaktuar 10 viktima./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon pezullimin 2-vjeçar, Skënderbeu rigjen liderin e mbrojtjes
Artikulli tjetërMiratohen 3 kandidaturat për Drejtor të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave