Ballina Aktualitet

Tryeza e Reformës Zgjedhore, e nevojshme për të rikthyer dialogun politik

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Italia shpreh të gjithë mbështetjen dhe inkurajimin për tryezën e Reformës Zgjedhore, e cila është e nevojshme për të rikthyer dialogun politik midis partive.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci zhvilloi një takim me bashkëkryetarin e komisionit parlamentar ad hoc për reformën elektorale, Damian Gjiknuri.

“Shkëmbim interesant këndvështrimesh me bashkëkryetarin e komisionit parlamentar ad hoc për reformën elektorale, Damian Gjiknuri, në kuadër të negociatave në vijim për arritjen e një marrëveshjeje brenda 15 marsit”, shprehet ambasadori italian.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci shpreh të gjithë mbështetjen dhe inkurajimin e tij për këtë tryezë të rëndësishme diskutimi, të nevojshme për të rikthyer dialogun politik midis partive.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Kombëtare e Japonisë, ambasadori Ito: Marrëdhëniet me Shqipërinë po forcohen, rritje e shkëmbimeve të nivelit të lartë
Artikulli tjetërDurrës/ Nis ndërhyrja pilot për rihapjen e 19 bizneseve ekzistuese të dëmtuara nga tërmeti