Ballina Bota

LONDËR – BM refuzon t’i kthejë Greqisë statujat e Parthenon-it

LONDËR, 19 shkurt /ATSH-AA/ – Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se rikthimi i monumenteve historike në vendet e origjinës nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare që do të bëhet në Bashkimin Europian pas Brexit-it.

Drafti negociues i BE-së parashikon që palët të diskutojnë problemet lidhur me veprat kulturore që janë nxjerrë nga vendi në mënyrë të paligjshme.

Shtypi britanik njoftoi se çështja në fjalë është vendosur në rend dite nga Greqia që thekson se i janë vjedhur shumë vepra historike përfshirë statujat e Parthenon-it.

Qipro dhe Spanja kanë mbështetur Athinën.

Megjithatë, një zëdhënëse e qeverisë britanike refuzoi rikthimin e statujave Parthenon-it që ekspozohen në muzeun britanik. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHiqen vizat mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë
Artikulli tjetërBRAZIL – Numër shumë i lartë të burgosurish