Ballina Flash

Ambasadorja suedeze e dashuruar me liqenin artificial: E dua njësoj si të gjithë në Tiranë

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Parku i Liqenit Artificial është kthyer në destinacionin e të gjithëve, jo vetëm e qytetarëve të Tiranës, por edhe të diplomatëve të huaj që punojnë në vendin tonë.

Edhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Håstad nuk i ka rezistuar dot rrezeve të diellit dhe natyrës fantastike që të ofron parku i liqenit, i cili ishte mbushur këtë fundjavë plot me njerëz të grupmoshave të ndryshme.

Ka qenë vetë Håstad   që ka postuar një foto teksa ecën në pistën e vrapimit nga Liqeni nga ku thotë se  “Më pëlqejnë qytetarët e Tiranës që ecin pranë liqenit të dielave. Unë e dua njësoj si të gjithë në Tiranë. Shëtisni tek liqeni të Dielën”.

Parku i Liqenit është kthyer në hapësirën e preferuar nga kryeqytetasit. I shndërruar tashmë në një nga shëtitoret më të preferuara të kryeqytetasve, mëngjeset dhe mbrëmjet po i tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarët e të gjitha moshave drejt parkut.

Sipas zyrës së shtypit të bashkisë së Tiranës, nga ana e tyre, punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar

Investimet në rrugë, ndërtimi i parqeve për fëmijë, shtimi i pemëve, sistemimi i koshave të mbeturinave, këndet sportive, lulishte dhe ndriçimi e bëjnë parkun, destinacion të preferuar për kryeqytet. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD dorëzon kallëzim penal për koncesionin e check up-it në SPAK
Artikulli tjetërSINGAPOR – Katër miliardë dollarë fonde për zbutjen e ndikimit të koronavirusit