TIRANË, 17 shkurt/ATSH/Këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare kanë uruar sot 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Rita Ora uroi me një pjesë të shkurtër nga kënga që i ka kushtuar Kosovës “Shine ya light”, ndërsa Dua Lipa ka zgjedhur që të japë dhe një mesazh.
Përmes këngës “Shine Ya Light” ajo ka uruar Kosovën në gjuhën shqipe me rastin e 12 vjetorit. “Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë. Urime 12 vjet Pavarësi, Kosova jonë”, ka shkruar ajo pranë videos së postuar. Kënga “Shine Ya Light” është realizuar në Kosovë.
Ndërsa Dua Lipa ka publikuar në “Instagram” dy foto, për të treguar se Kosova e Shqipëria do të jenë gjithmonë një. Në njërën prej imazheve shihet shqiponja me ngjyrë ari dhe sfond blu e në të shkruhet: “Ka vetëm një atdhe… të tjerat janë nuanca. Kosovë gëzuar 12-vjetorin e pavarësisë”. “12 vite pavarësi! Një komb, një flamur”, ka shkruar Dua në postimin e saj.























