TIRANË, 17 shkurt /ATSH/- Banka e Shqipërisë parashikon të vendosë kufij ligjorë për interesat e aplikuara në kredidhënie.
Projektligji i ri që po hartohet, do të vendosë nivele tavan për normën efektive të interesit, që përfshin krahas normës nominale të interesit edhe komisionet apo tarifat e tjera shtesë që paguhen për kredinë përfituar.
Projektligji do të ketë si objekt institucionet financiare që japin kredi të vogla, brenda një kohe shumë të shkurtër dhe vetëm me një dokument identifikimi.
Sipas Bankës së Shqipërisë, norma vjetore e interesit për huatë e dhëna nga institucionet jobanka arrin deri në 127%. Në ligjin e posaçëm që pritet të propozohet, interesat nuk do të lejohen të arrijnë nivele treshifrore por të jenë sa një e treta e interesave maksimale që aplikohen sot nga institucionet e kredidhënies. e.xh/























