Norma mesatare e kredive në euro për individë, e qëndrueshme

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/- Norma mesatare e kredive në euro për individë u shfaq e qëndrueshme në tremujorin e katërt të vitit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ajo rezultoi 3.6%, duke qëndruar pranë mesatares së tremujorit të tretë (3.7%). Gjithashtu, normat janë shfaqur të qëndrueshme për të gjitha llojet e kredive.
Përtej ndryshimeve afatshkurtra, normat e interesit për kreditë në euro për individë janë luhatur rreth nivelit mesatar prej 3.8% në tre vitet e fundit. e.xh/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.