Ballina Bota

MYNIH – Zelensky fton presidentin Trump në Kiev

MYNIH, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ftuar presidentin amerikan, Donald Trump në Kiev.

Në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, Zelensky deklaroi se dëshironte të shkonte në SHBA për të kthyer faqen e marrëdhënieve.

“Dëshiroj të shkoj në SHBA për të kthyer faqen e marrëdhënieve tona, sepse ne mund të  biem dakord për nënshkrimin e disa kontratave, mund të biem dakord për gjëra strategjike mbi investimet”, deklaroi Zelensky.

“Të përgatisim së bashku një paketë të këtyre dokumenteve dhe të takohemi”, shtoi presidenti ukrainas.

“Tashmë topi ndodhet në fushën e presidentit amerikan, por ne do të jemi të lumtur t’ju shikojmë një ditë në Ukrainë dhe unë jam i gatshëm t’ju ftoj ose më mirë ftoj presidentin Trump në Kiev”, theksoi ai. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi pret ambasadoren Kim: Investimet amerikane në sektorin bujqësor dhe agrobiznes, të mirëpritura
Artikulli tjetërPo lirohen nga burgu persona të rrezikshëm, Lleshaj: Kjo është emergjenca, jo parametrat e sigurisë publike