Barazia gjinore, Shalsi: Mbi 50% e titullarëve në administratë gra

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tha se qeveria shqiptare ka mbi 50% të saj gra, 30% në parlament dhe 50% në administratën publike si titullare, duke dalë me propozimin që pagat e burrave të jenë të barabarta me ato të grave.

“I nderuar që u bëra pjesë e një videomesazhi mbi barazinë gjinore në vendin tonë.
Progres i dukshëm në rritjen dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë shqiptare, por të ndërgjegjshëm që mbetet akoma edhe shumë për të bërë”, – u shpreh Shalsi.

“Qeveria shqiptare ka mbi 50% të saj gra. Kemi një parlament ku rreth 30% përfaqësohen nga gra. Mbi 50% e titullarëve në administratën janë gra. Duke krijuar kushtet dhe duke përafruar pagat, pse jo t’i bëjmë të barabarta me burrat. Duke përmirësuar kuadrin ligjor që do të lejonte punësimin më të madh të grave, do të mund të rrisim Produktin  e Përgjithshëm Bruto me 20%”, – u shpreh ministri Shalsi.

Në videomesazhin “Win win for Albania”, studente, gra shtëpiake flasin mbi këndvështrimet e tyre në lidhje me pozicionimin në shoqëri.  z.tosku/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.