MYNIH, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Shpenzimet ushtarake botërore kanë njohur vitin e kaluar rritjen e tyre më të madhe që prej dhjetë vitesh, në sfondin e rivaliteteve në rritje dhe të asaj që presidenti gjerman e përshkroi si “dinamikë shkatërruese” në nivel global.
“Progresi ka arritur në total 4%”, sipas raportit vjetor të innstitutit IISS, publikuar pak para fillimit të Konferencës së Mynihut për Sigurinë.
“Vit pas viti, ne po i largohemi objektivit për një bashkëpunim ndërkombëtar që synon krijimin e një bote paqësore”, theksoi ai me keqardhje.
“Shpenzimet ushtarake janë rritur me daljen e ekonomive nga kriza financiare e vitit 2008 dhe nën efektin e një perceptimi të shtuar të kërcënimeve”, sipas drejtorit të përgjithshëm të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike./ /ec/













