KINË – Testohen ilaçet kundër Ebolës për të luftuar koronavirusin

ANKARA, 14 shkurt /ATSH-AA/ – Kina po teston ilaçe kundër Ebolës për të luftuar koronavirusin vdekjeprurës COVID-19, që deri më tani ka marrë jetën e 1 380 personave.

Kreu i Departamentit të Mjekësisë dhe Terapeutikës në universitetin kinez të Hong Kongut, David SC Hui, njoftoi se mbi 100 persona po trajtohen me këtë ilaç.

“Testet klinike të ‘remdesivir’-it (ilaç antiviral në klasën e analogëve nukleotidë), filluan në qytetin kinez Wuhan disa ditë më parë dhe janë rekrutuar mbi 100 pacientë “, deklaroi Hui në një bisedë telefonike nga Gjeneva, ku mori pjesë në takimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Hui ka shërbyer gjithashtu si këshilltar i OBSH-së në Kinë që nga shpërthimi i virusit SARS në vitin 2003. / /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.