Ballina Bota

BM – Johnson riorganizon kabinetin qeveritar

LONDËR, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Boris Johnson ndryshoi sekretarin e tij për Irlandën e Veriut, gjatë një rinovimi të kabinetit, ndërkohë që të gjithë ministrat e tjerë të rëndësishëm do të qëndrojnë në postet e tyre.

Julian Smith falenderoi Johnson për “mundësinë që i ishte dhënë për t’i shërbyer kësaj pjese të mrekullueshme të vendit”.

Shkarkimi i Smithit befasoi disa vëzhgues, pasi kohët e fundit ai kishte ndihmuar në ndërmjetësimin e rifillimit të ndarjes së pushtetit në qeverinë e decentralizuar të Irlandës së Veriut, pas një pezullimi trevjeçar.

“Ngrohtësia dhe mbështetja e njerëzve në Irlandën e Veriut ka qenë e jashtëzakonshme,” shkroi Smith./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekte binjakëzimi me Italinë në fushën bankare
Artikulli tjetërBiznesi ka mbi 90% të depozitave në gjendje likuide, për investime dhe shpenzime