Ballina Bota

MEKSIKË – Lozoya arrestohet për korrupsion

MEKSIKO, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Emilio Lozoya, ish-shefi ekzekutiv i kompanisë shtetërore meksikane të naftës “Pemex”, u arrestua në Spanjë pas akuzave për korrupsion, njoftuan sot prokurorët meksikanë.

“Arrestimi i tij është për qëllime ekstradimi”, deklaroi sot prokurori i përgjithshëm meksikan, Alejandro Gertz Manero.

Policia spanjolle konfirmoi arrestimin e 45 vjeçarit në jug të Spanjës.

Lozoya është një ndër figurat e dyshuara më të kërkuara për korrupsion në Meksikë dhe arrestimi i tij është një sukses për presidentin Andres Manuel Lopez Obrador, i cili është zotuar për të luftuar korrupsionin. / / sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPezullim i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët ka nisur procedimi disiplinor
Artikulli tjetërKurat natyrale kundër plakjes së fytyrës