Ballina Bota

ZVICËR – OBSH: Përhapja e koronavirusit përbën një kërcënim

GJENEVË, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Përhapja e koronavirusit që ka shkaktuar mbi 1 000 viktima në Kinë përbën një kërcënim shumë të rëndë për pjesën tjetër të botës, deklaroi sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros vuri në dukje se 99% e rasteve kanë ndodhur brenda Kinës dhe vetëm dy viktima janë raportuar jashtë vendit.

Megjithatë, ai theksoi se ishte shqetësues fakti që në Francë dhe Britaninë e Madhe ishin shfaqur transmetime nga personi në person edhe pse pa histori udhëtimi në Kinë.

Komentet e Tedros u bënë në nisjen e një konference shkencore dyditore, që po zhvillohet sot në Gjenevë, për të shpejtuar zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave për koronavirusin e ri. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama citon Esh-Sharavi: Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, të paktën mos i duartrokit gënjeshtrës
Artikulli tjetërBRUKSEL – Stoltenberg: Jo më baza të reja bërthamore në Europë