VARSHAVË, 10 shkurt /ATSH-PAP/ – Rreth 80,7 % e polakëve besojnë se dalja e Polonisë nga BE nuk është reale, ndërsa 16,6 % besojnë se Polexit është i mundshëm, sipas një sondazhi të fundit.
Të anketuarit u pyetën rreth probabilitetit që Polonia qëndrojë në Bashkimin Europian në të ardhmen e afërt.
Rreth 47,2 % e të intervistuarve thanë se Polexit është opsion i ‘’pamundur”, ndërsa 33,5% e të anketuarve thanë “të vendosur që nuk ka gjasa”.
Rreth 3,3 % e të intervistuarve mendojnë se ka një probabilitet të lartë që Polonia të largohej nga BE dhe 13,3% u përgjigjën “ka mundësi”, ndërsa 2,6 % nuk shprehin një opinion mbi këtë çështje.
Sondazhi u krye me një kampion prej 1 100 qytetarësh të rritur./ /os/ a.jor.























