Agjencia Telegrafike Shqiptare

POLONI – Shumica e qytetarëve kundër Polexit

VARSHAVË, 10 shkurt /ATSH-PAP/ – Rreth 80,7 % e polakëve besojnë se dalja e Polonisë nga BE nuk është reale, ndërsa 16,6 % besojnë se Polexit është i mundshëm, sipas një sondazhi të fundit.

Të anketuarit u pyetën rreth probabilitetit që Polonia qëndrojë në Bashkimin Europian në të ardhmen e afërt.

Rreth 47,2 % e të intervistuarve thanë se Polexit është opsion i ‘’pamundur”, ndërsa 33,5% e të anketuarve thanë “të vendosur që nuk ka gjasa”.

Rreth 3,3 % e të intervistuarve mendojnë se ka një probabilitet të lartë që Polonia të largohej nga BE dhe 13,3% u përgjigjën “ka mundësi”, ndërsa 2,6 % nuk shprehin një opinion mbi këtë çështje.

Sondazhi u krye me një kampion prej 1 100 qytetarësh të rritur./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version