Ballina Bota

IRLANDË – ”Sinn Fein” kryeson zgjedhjet

DUBLIN, 10 shkurt /ATSH-DPA/ – Partia republikane e krahut të majtë, ”Sinn Fein” kryeson zgjedhjet e përgjithshme të Irlandës me 24,5% të votave.

Në performancën e tyre më të mirë të bërë ndonjëherë në zgjedhjet e përgjithshme irlandeze, ”Sinn Fein” fitoi 29 vende pas ditës së parë të numërimit.

Në përfundim të numërimit të parë në të gjitha 39 zonat elektorale, partia opozitare, ”Fianna Fail” mori 22,2% të votave dhe partia qeverisëse, ”Fineael” fitoi gjithashtu 22,2% të votave.

Partia e Gjelbër mori 7,1% të preferencave të para, Partia Laburiste 4,4% dhe social-demokratët 2,9%./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Vdes sopranoja e njohur Mirella Freni
Artikulli tjetërPërkujtohet figura e shkrimtares dhe disidentes së regjimit komunist, Musine Kokalari