Ballina Bota

GJERMANI – Soeder: CDU duhet të emërojë menjëherë pasuesin e Kramp-Karrenbauer

NUREMBERG, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Stabiliteti i Gjermanisë si një e tërë varet nga gjetja e menjëhershme e pasuesit të Kramp-Karrenbauer-it nga kristiandemokratët e Angela Merkel, tha sot kreu I CSU-së Markus Soeder.

“Duhet të ketë një proces të ndjeshëm dhe të shpejtë të vendimmarrjes. Kjo është shumë më tepër se një çeshtje personeli. Ka të bëjë me stabilitetin e të gjithë vendit, të CDU-së, natyrisht, por edhe të të gjithë vendit”, tha Soeder.

Liderja e partisë Unioni Kristian-demokrat (CDU), Annegret Kramp-Karrenbauer nuk do të garojë për të pasuar Angela Merkelin si kancelare, deklaroi sot një zëdhënës i partisë.

Sipas zëdhënësit, Kramp-Karrenbauer do të dorëhiqet edhe nga pozicioni i lideres së CDU-së.

Ajo u përzgjodh për vendin e kancelares përpara zgjedhjeve të vitit 2021, kur u zgjodh lidere e CDU-së në 2018, si pjesë e planit të Merkelit për t’u larguar gradualisht nga politika gjermane./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – BM: Kontrollet doganore do të jenë të pashmangshme
Artikulli tjetër“Tirana” kërkon atmosferë feste: Hyrja falas për tifozët në sfidën ndaj “Kastriotit”