PRAGË, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Një shesh i Pragës, ku ndodhet Ambasada e Rusisë, do të marrë emrin e Boris Nemtsov, një ish-zëvendëskryeministër rus dhe figurë e njohur kundër presidentit rus, Vladimir Putin, vrarë në 2015, njoftuan sot autoritetet bashkiake.
“Anëtarët e këshillit të partisë TOP 09 do të mbështesin vendimin për riemërimin e vendit … ku ndodhet ambasada, sheshi ‘Boris Nemtsov’, gjatë një votimi të parashikuar në shkurt”, theksoi në Twitter, Jiri Pospisil, deputet në Parlamentin Europian dhe kreu i partisë TOP 09 (qendra e djathtë).
Edhe partitë e tjera kryesore përfaqësuese në këshillin e qytetit të Pragës kanë dhënë gjithahstu mbështetjen e tyre për këtë iniciativë.
Sipas medias çeke, votimi mund të zhvillohet gjatë këtij muaji dhe sheshi të riemërtohet me emrin e Boris Nemtsov më 27 shkurt, në përvjetorin e vrasjes së tij./ /ec/













