Ballina Bota

SPANJË – Sanchez njofton fillimin e negociatave me indipendentistët

BARCELONË, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i cili u takoi sot presidentin rajonal katalanas, njoftoi se negociatat mes Madridit dhe ekzekutivit rajonal indipendentist mbi krizën në Katalonjë do të fillojnë në shkurt.

“Ne kemi vendosur të zhvillojmë takimin e parë të këtij komisioni dypalësh mes qeverisë qendrore dhe rajonale gjatë këtij muaji”, theksoi socialisti.

Qeveria spanjolle ra dakord për krijimin e një forumi për dialog me rajonin e Katalonjës në një takim në Barcelonë, një përparim i papritur pasi ishte takimi i parë në më shumë se një vit.

Kryeministri Pedro Sanchez u takua me liderin e Katalonjës Quim Torra për të diskutuar mbi ambiciet e pavarësisë së rajonit. Pas shkëmbimit fillestar, Sanchez deklaroi se të dyja palët ranë dakord të zhvillonin takime të rregullta, duke filluar që nga shkurti.

“Është e qartë që duhet të ndryshojmë rrjedhën. Dekadën e fundit të gjithë kemi humbur shumë”, shtoi Sanchez. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Shameti: Përbëjnë thelbin e “Anti KÇK”
Artikulli tjetërMetodologjia e re e zgjerimit/ Mesi: Stimul pozitiv, që vendi ynë të marrë atë që meriton