Ballina Bota

SHBA – Boeing zbulon defekt në programin e avionit “737 MAX”

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Prodhuesi i avionëve Boeing, njoftoi sot se ka zbuluar një defekt në programin e avionit të tij 737 MAX, të pezulluar në mars 2019 pas dy përplasjeve duke shkaktuar 346 viktima.

Sipas kompanisë, testet zbuluan se drita treguese që lidhet me sistemin e rregullimit të stabilizatorit, jepte sinjalin në kohën e gabuar.

Boeing shtoi se ky defekt nuk pritet të vonojë qëllimin e kompanisë për nisjen e fluturimeve në mesin e vitit 2020. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Conte: Gati për të përditësuar masat ndaj koronavirusit
Artikulli tjetërRindërtimi dhe Konferenca e Donatorëve në Bruksel, OKB me një përfaqësi të nivelit të lartë