STOKHOLM, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Transmetuesi i muzikës “Spotify Technology SA” njoftoi sot se në fund të vitit 2019 kishte arritur të siguronte 271 milionë përdorues, një rritje me gati një të tretën, por në të njejtën kohë pësoi humbje të mëdha.
Humbjet gjatë gjithë vitit arritën në 186 milionë euro, afërsisht dyfishi i humbjeve të vitit 2018.
Firma regjistroi kosto më të larta në marketing dhe shitje, si dhe në kërkime dhe zhvillim.
Të ardhurat ishin 6,7 miliardë euro, 28% më shumë krahasuar me vitin 2018. / /sara/













