Ballina Bota

KINË – Koronavirusi çon në kolaps aksionet

ROMË, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shkëmbimet e aksioneve tregtare kineze pësojnë rënie drastike, në një kohë kur epidemia e koronavirusit ende po vazhdon dhe vdekjet kanë tejkaluar ato të virusit SARS të vitit 2003.

Kapitalizimet në Shangai dhe Shenzhen humbën 420 miliardë dollarë, përkatësisht 7,72 dhe 8,41%.

Shkëmbimet e tjera europiane të aksioneve performuan mirë.

Parisi fitoi 0,45% në 5,832 pikë, Frankfurti 0,49% në 13,045 pikë dhe Londra 0,55% në 7,326 pikë.

Çmimet i naftës kanë shënuar rënie, ku çmimi për fuçi ka arritur nën 50 dollarë./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPSIKOLOGJI – Të kapesh dorë për dore bën mirë për shëndetin
Artikulli tjetërDEMOGRAFI – Popullsia e Turqisë arrin në 83 milionë