Ballina Bota

FRANCË – Policia evakuon kampin e fundit të migrantëve

PARIS, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Më shumë se 400 persona janë evakuar sot nga kampi i fundit i migrantëve në Paris, gjatë një operacioni që i përgjigjet premtimit të qeverisë për të boshatisur verilindjen e kryeqytetit francez nga këto kampe.

“Operacioni i evakuimit në “Porte de la Villette” ka filluar rreth orës 06:00 (05:00 GMT) dhe përfundoi pak para orës 08:00″, njoftoi prefektura e policisë.

Një javë pas evakuimit të kampit fqinj të “Porte d’Aubervilliers”, ku më shumë se 1 400 migrantë ishin shpërngulur nga një kamp në një zonë periferike, ky operacion shënoi fundin e kampeve informale në Paris.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner u angazhua në nëntor për të evakuar të gjitha kampet e migrantëve në verilindje të Parisit para fundit të vitit 2019./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Conte: Duam që Brexit të funksionojë
Artikulli tjetërPSIKOLOGJI – Të kapesh dorë për dore bën mirë për shëndetin