TIRANE, 3 shkurt/ATSH/-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Në veri të vendit dhe një pjesë të qendrës, parashikohen vranësirat lokalisht të dendura.
Në zonën e veriut dhe atë të qendrës, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa në veriperëndim shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.
Në veri e lugina, parashikohen mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1-8m/sek, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/15 | Re diell |
| Kukës | 9/12 | Re diell |
| Lezhë | 10/17 | Re diell |
| Dibër | 6/10 | Re diell |
| Durrës | 9/16 | Re diell |
| Tiranë | 11/19 | Re diell |
| Elbasan | 9/16 | Re diell |
| Berat | 5/15 | Re diell |
| Vlorë | 7/14 | Re diell |
| Korçë | 4/9 | Re diell |
| Gjirokastër | 3/13 | Re diell |
| Sarandë | 7/15 | Re diell |





















