Ballina Bota

ITALI – Ekspertët përgatiten për çmontimin e një bombe të LIIB

ROMË, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Ekspertët në Venecia kanë filluar përgatitjet për çmontimin e një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 3500 personave iu kërkua të largohen nga shtëpitë e tyre si masë sigurie.

Zyrtarët paralajmëruan së policia do të duhet të rregullojë trafikun në disa rrugë dhe turistët do të përballen me vonesa.

Edhe hapësira e ajrit mbi Venecian do të bllokohet, në atë që mediet e kanë quajtur “Dita e Bombës”.

Bomba me peshë 220 kilogramë u gjet gjatë gërmimeve pranë portit industrial Marghera. Ajo ndodhet gjithashtu afër disa shinave hekurudhore. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Ankorohet në Siçili anija me 363 migrantë
Artikulli tjetërManaj bëhet protagonist te “Barcelona B”, gjen golin dhe ndëshkohet me të kuqe