Ballina Bota

FISHË TEKNIKE – BM dhe BE në 15 data

PARIS, 2 shkurt /ATSH-AFP/ – Ja se cilat ishin fazat kryesore të marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, divorci i të cilëve përfundoi.

Integrimi europian

9 gusht 1961. Aplikimi i parë i Britanisë së Madhe për anëtarësimin në Komunitetin Ekonomik Europian (CEE), paraardhës i BE-së.

14 janar 1963. Vetoja e parë e gjeneralit de Gaulle kundër anëtarësimit të Britanisë së Madhe, e ndjekur nga një e dytë më 27 nëntor 1967.

1 janar 1973. Britania e Madhe i bashkohet CEE-së.

5 qershor 1975. Në një referendum për qëndrimin në CEE, britanikët votojnë “po” me më shumë se 67% të votave.

Kthesa Thatcher

30 nëntor 1979. Kryeministrja konservatore, Margaret Thatcher kërkon rimbursim për pjesëmarrjen britanike në buxhetin europian, përmes shprehjes së famshme “Dua paratë e mia!”.

20 shtator 1988. Fjalimi në Bruges, Thatcher kundërshton çdo zhvillim federal të formimit europian.

Klauzola e përjashtimit

7 shkurt 1992. Nënshkrimi i Traktatit të Maastricht-it, akti i dytë themelor i formimit europian pas Traktatit të Romës në 1957.

Britania e Madhe përfiton nga klauzola e përjashtimit dhe nuk i bashkohet monedhës unike.

23 korrik 1993. Kryeministri konservator, John Major rrëzon ratifikimin nga Parlamenti të Traktatit të Maastricht-it.

Fitorja e “largimit”

23 qershor 2016. Britanikët votojnë me 51,9 % për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

29 mars 2017. Zyrtarizohet procesi i zhvillimit të Brexit-it.

22 nëntor 2018. BE dhe Britania e Madhe arrijnë marrëveshjen e përkohshme për marrëdhëniet e tyre pas Brexit-it.

Bllokada në Londër

15 janar 2019. Deputetët britanikë votojnë kundër marrëveshjes së Brexit-it.

24 korrik. Konservatori Boris Johnson, mbështetës i “Brexit më 31 tetor me ose pa marrëveshje”, zëvendëson Theresa May-in.

Marrëveshja e re dhe shtyrja e tretë

17 tetor. Boris Johnson dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, njoftojnë marrëveshjen e re.

31 janar 2020. Brexit hyn në fuqi në ora 23:00 (koha e Londrës dhe GMT). / /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/02/2020
Artikulli tjetër​VV-LDK nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen për bashkëqeverisje