Ballina Bota

FISHË TEKNIKE – Aktorët kryesorë të sagës Brexit

LONDËR, 1 shkurt /ATSH-AFP/- Secili sipas mënyrës së vet, ata kanë lënë gjurmën e tyre në historinë e Brexit-it, që do të finalizohet sot në mesnatë.

Ja cilët janë personazhet kryesore të kësaj sage.

David Cameron

Kryeministër për gjashtë vjet, nisur nga viti 2010, ai do të mbahet mend si njeriu nga u nxit Brexit, ndaj të cilit ishte kundër.

Ai dha dorëheqjen të nesërmen e referendumit, ku Britania e Madhe votoi me 52 % largimin nga BE.

Nigel Farage

Polemik dhe i çuditshëm, ky ish-tregtar 55-vjeçar është apostulli i palodhur i Brexit-it, në krye të Partisë së Brexit-it që nga prilli 2019.

Theresa May

Euroskeptike, por në favor të qëndrimit në BE, ajo merr kryesimin e qeverisë konservatore pas largimit të Cameron-it.

Ajo njoftoi dorëheqjen e saj më 24 maj 2019, një ditë pas zgjedhjeve europiane, që ishte e detyruar të thërriste.

Boris Johnson

I ardhur në fund të korrikut në “Doëning Street”, 55-vjeçari pro Brexit nuk arrin ta mbajë premtimin e tij për të arritur Brexit-in më 31 tetor, por shumica e madhe me të cilën fitoi në zgjedhjet e dhjetorit i dha mundësinë të lërë gjurmë në histori, duke e bërë Britaninë e Madhe vendin e parë që largohet nga Bashkimi Europian.

Michel Barnier

Mbrojtës i zjarrtë i interesave të bllokut europian,  69-vjeçari arriti të ruajë unitetin e 27 vendeve anëtare në diskutimet me Londrën, veçanërisht për çeshtjen e mprehtë të kufirit të Irlandës së Veriut./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Gripi mbetet kërcënim më i madh se koronavirusi
Artikulli tjetërSHBA – Trump kufizon emigracionin nga gjashtë vende të reja