SHBA – Trump kufizon emigracionin nga gjashtë vende të reja

UASHINGTON, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, ka dhënë urdhër për të kufizuar emigracionin nga gjashtë vende të reja, duke shprehur shqetësimet për sigurinë, deklaruan zyrtarët e administratës.

Gjashtë shtetet janë: Nigeria, Myanmar, Eritrea, Kirgistani, Sudani dhe Tanzania. Zyrtari shtoi se këto vende do të përballen me kufizime të përshtatura. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 22 shkurt.

Rregullat e reja ndalojnë udhëtimin në SHBA, por do të lejojnë vizita të caktuara, veçanërisht ato për qëllime joimigrimi, për të cilat u ngritën pyetje se si administrata po përcaktonte shqetësimet e sigurisë.

Kufizimet përqendrohen gjerësisht në vizat e imigracionit që çojnë në mundësinë e qëndrimit të përhershëm në SHBA dhe jo në vizitat për qëllime familjare ose biznesi. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.