Ballina Bota

GREQI – Testohen barriera lundruese për bllokimin e migrantëve

ATHINË, 30 janar /ATSH-DPA/ – Greqia planifikon testimin e barrierave lundruese në det si pengesë për migrantët, të cilët lundrojnë nga Turqia për në ishujt e Egjeut, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos.

“Duam të shohim nëse mund të zbatohet dhe nëse mund të funksionojë”, theksoi sot Panagiotopoulos për transmetuesin ”Skai”.

Një ditë më parë qeveria publikoi një tender për projektin.

Gazetat greke krahasojnë pengesën e mundshme me atë që është aktualisht në përdorim për të ndaluar përhapjen e derdhjes së naftës dhe raportojnë se ekspertët kanë shprehur dyshime nëse kjo gjë do i parandalojë migrantët të mbërrijnë në bregdet. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Jo më tapet i kuq në… Hollivud?
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Gjermanët kanë hequr dorë nga… birra?