Ballina Bota

GJERMANI – BMW mbyll tri fabrika në Kinë si pasojë e koronavirusit

MYNIH, 30 janar /ATSH-DPA/ – BMW deklaroi se do të mbyllë tri nga fabrikat e saj në qytetin kinez Shenyang, ku ka punësuar rreth 18 000 persona dhe prodhon gjysmë milioni automjete çdo vit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Pushimi njëjavor për Vitin e Ri kinez është zgjatur me një javë deri më 9 shkurt”, deklaroi një zëdhënës i BMW-së në Mynih.

Ai shtoi se vetëm punonjësit e zyrës në Shenyang do të rikthehen të hënën në punë, megjithatë ata do të punojnë nga shtëpia.

Zëdhënësi nuk dha informacione shtesë se çfarë do të ndodhë përtej 9 shkurtit. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Eurodeputetët: I nevojshëm një standard universal karikuesi për celularët
Artikulli tjetërFOTO/ Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe e ajo e Kosovës, protokoll bashkëpunimi për 2020-2021