BERLIN, 30 janar /ATSH-DPA/ – Numri i personave të pastrehë në Berlin vlerësohet të jetë diku te 10 000, por, zbulimi i saktë i këtij numri është qëllimi i një iniciative që nisi dje në kryeqytet.
Mes orës 22:00 dhe 01:00, rreth 2 600 vullnetarë, shumë prej të cilëve ishin studentë, dolën në rrugë në përpjekje për të numëruar në mënyrë sistematike numrin e të pastrehëve të cilët jetojnë në kryeqytetin gjerman.
Regjistrimi kishte për qëllim të mbulonte të gjithë qytetin, me ndihmës që kontrollonin nën ura, në tenda dhe streha, me qëllim sigurimin e vlerësimeve të përafërta për autoritetet lokale.
Nisma me emërtimin “Nata e Solidaritetit”, po organizohet nga Senati i Berlinit, për shpërndarjen efikase të shërbimeve, në mbështetje të personave të pastrehë. / /sara/ a.jor.












