STOKHOLM, 24 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg riorganizoi sot kabinetin, pas prishjes së koalicionit të saj qeverisës.
Ministri i Financave ishte një ndër zyrtarët e rinj.
Riorganizimi pason vendimin e Partisë Përparimtare për t’u tërhequr nga koalicioni në lidhje me riatdhesimin e një mbështetësi të dyshuar terrorist nga Siria.
Jan Tore Sanner nga Partia Konservatore e Solberg mori detyrën e ministrit të Financave. Ai pasoi udhëheqësin e Partisë Përparimtare, Siv Jensen, i cili ka mbajtur postin që nga viti 2013. / /sara/












