ITALI – “Ocean Viking” shpëton 92 migrantë

ROMË, 24 janar /ATSH-DPA/ – Anija e shpëtimit “Ocean Viking” shpëtoi 92 persona nga një gomone në afërsi të Libisë, deklaroi një nga drejtuesit e anijes.

“Ocean Viking sapo ka shpëtuar 92 persona nga një gomone e mbipopulluar, përfshirë gra shtatzëna dhe foshnje”, shkroi në Twitter organizata “Mjekë pa Kufij” (MSF).

MSF deklaroi se në anije kishte pesë gra shtatzëna dhe 38 fëmijë e adoleshentë.

Grupi i ndihmave shtoi se shumë prej të mbijetuarve vuanin nga hipotermia, ishin në gjendje të dobët dhe të mbuluar me naftë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.