Ballina Flash

​Thaçi përshëndet hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë

TIRANË, 24 janar /ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur lajmin për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë, dhe ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe të dërguarin special, Richard Grenell.

Ai e cilëson këtë si hap shumë të rëndësishëm për normalizimin e plotë e të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Unë përshëndes qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë. Falënderues ndaj presidentit Donald Trump dhe të dërguarit special, Richard Grenell për përkushtimin e tyre për të ndërtuar paqe dhe prosperitet në rajon”, shprehet Thaçi. /Kosova Press/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Qeveria akuzon Gjykatën Supreme për destabilizim të drejtësisë
Artikulli tjetërFRANCË – Vazhdojnë grevat, kabineti qeveritar vendos të nënshkruajë reformën e pensioneve