POLONI – Qeveria akuzon Gjykatën Supreme për destabilizim të drejtësisë

VARSHAVË, 24 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki akuzoi sot Gjykatën Supreme se po destabilizonte sistemin ligjor duke rritur shqetësimin e Brukselit.

Gjykata vuri në pikëpyetje një element të rëndësishëm të reformave gjyqësore të diskutueshme të qeverisë duke vendosur që më shumë se 500 gjyqtarë të promovuar nën regjimin e ri nuk do të lejoheshin të merrnin pjesë në procesin gjyqësor polak.

Morawiecki njoftoi se i kërkonte Gjykatës Kushtetuese të verifikonte vlefshmërinë e këtij vendimi.

Gjykata Kushtetuese është nën kontrollin e gjykatësve të emëruar pas reformave të ndërmarra nga konservatorët nacionalistë të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.